Për një ndryshim në ligjin nr.7819, datë 27.4.1994 “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar
Ligji nr. 9525, datë 25 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9525
- Data e miratimit
- 25 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 17 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 1 qershor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2006-05-17
LIGJ
Nr.9525, datë 25.4.2006
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7819, DATË 27.4.1994
“PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr. 7819, datë 27.4.1994 “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, neni 94 ndryshohet si
më poshtë:
“Neni 94
Drejtoria e Patentave dhe Markave
1. Drejtoria e Patentave dhe Markave është institucion publik në varësi të Ministrit të Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës. Drejtori është përfaqësuesi i saj në marrëdhënie me të tretët.
2. Struktura dhe organika e Drejtorisë së Patentave dhe Markave përcaktohen me urdhër të
Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
3. Veprimtaria e Drejtorisë së Patentave dhe Markave përcaktohet dhe rregullohet me këtë ligj dhe
me aktet nënligjore në zbatim të tij.
4. Drejtori i Drejtorisë së Patentave dhe Markave emërohet dhe lirohet nga Ministri i Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4867, datë 10.5.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.