Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8537, datë 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese

Ligji nr. 9524, datë 25 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9524
Data e miratimit
25 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 17 maj 2006
Hyn në fuqi
1 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2006-05-17

LIGJ

Nr.9524, datë 25.4.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8537, DATË 18.10.1999

“PËR BARRËT SIGURUESE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8537, datë 18.10.1999 “Për barrët siguruese”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

1. Paragrafi i dytë i nenit 25 ndryshohet si më poshtë:

“Regjistri i Barrëve Siguruese është zyrë, që vepron në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Treg tisë

dhe Energjetikës.”.

2. Paragrafi i tretë i nenit 25 shfuqizohet.

Neni 2

Paragrafi i parë i nenit 26 ndryshohet si më poshtë:

“Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nxjerr dhe miraton rregulloren e barrëve

siguruese për:”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4866, datë 10.5.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.