Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunimin në fushat e kulturës, të arsimit dhe shkencës

Ligji nr. 9522, datë 25 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9522
Data e miratimit
25 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 17 maj 2006
Hyn në fuqi
1 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2006-05-17

LIGJ

Nr.9522, datë 25.4.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHAT E KULTURËS, TË ARSIMIT DHE SHKENCËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunimin në fushat e kulturës, të arsimit dhe shkencës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4864, datë 10.5.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË AUSTRISË PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHAT E KULTURËS, ARSIMIT DHE SHKENCËS

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Austrisë (të cilat më poshtë do të quhen “Palë Kontraktuese”),

- me qëllim nxitjen dhe zhvillimin sa më të mirë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës,

- me bindjen, se një bashkëpunim i tillë mund të kontribuojë për mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.