Për ratifikimin e një ndryshimi në protokollin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Marrakeshit, që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë
Ligji nr. 9521, datë 25 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9521
- Data e miratimit
- 25 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 17 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 1 qershor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2006-05-17
LIGJ
Nr.9521, datë 25.4.2006
PËR RATIFIKIMIN E NJË NDRYSHIMI NË PROTOKOLLIN E ANËTARËSIMIT TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E MARRAKESHIT, QË THEMELOI
ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet ndryshimi në “Skedulin e koncesioneve dhe angazhimeve në mallra” të Protokollit të
anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen e Marrakeshit, që themeloi Organizatën Botërore
të Tregtisë, miratuar me ligjin nr.8648, datë 28.7.2000 “Për ratifikimin e “Protokollit të anëtarësimit të
Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen e Marrakeshit, që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë””,
sipas materialeve përbërëse si më poshtë:
1. Raporti i kërkesës për shtyrje.
2. Aneksi, pjesa A dhe B, me listat e mallrave.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4863, datë 10.5.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
SHQIPËRIA - ZBATIMI I KONCENSIONEVE SPECIFIKE
VENDIMI I DATËS 26 MAJ 2005
Këshilli i Përgjithshëm,
- duke kryer funksionin e Konferencës Ministrore në intervalet ndërmjet takimeve, në përputhje me
paragrafin 2 të nenit IV të Marrëveshjes së OBT-së;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.