Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9531, datë 11 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9531
Data e miratimit
11 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 65, 28 qershor 2006
Hyn në fuqi
13 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2006-06-28

LIGJ

Nr. 9531, datë 11.5.2006

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 8 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 8

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përbëhet nga Kryetari, Zëvendëskryetari dhe 3 anëtarë nga radhët e personaliteteve në fushat e politologjisë, drejtësisë, masmedias, sociologjisë apo shkencave të tjera humanitare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë drejtpërdrejt mbi qëllimet e veprimtarisë radiotelevizive, siç përcaktohet në nenet 35 e 36 të këtij ligji.

KKRT-ja ushtron veprimtarinë në përputhje me këtë ligj nën mbikëqyrjen e Kuvendit.

Funksioni i Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të KKRT-së është me kohë të plotë e i papajtueshëm me çdo detyrë ose funksion tjetër publik e privat, me përjashtim të mësimdhënies.

Paga e Kryetarit, Zëvendëskryetarit, si dhe masa e shpërblimit mujor për 3 anëtarët e Këshillit përcaktohen nga Kuvendi.

Neni 2

Neni 9 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.