Ligj

Për një shtesë në ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9530, datë 11 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9530
Data e miratimit
11 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 8 qershor 2006
Hyn në fuqi
23 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2006-06-08

LIGJ

Nr.9530, datë 11.5.2006

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9049, DATË 10.4.2003 “PËR DEKLARIMIN DHE

KONTROLLIN E PASURIVE, TË DETYRIMEVE FINANCIARE TË TË ZGJEDHURVE

DHE TË DISA NËPUNËSVE PUBLIKË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Ku shtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të

detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, bëhet shtesa

si më poshtë:

Neni 1

Pas nenit 8 shtohet neni 9 me këtë përmbajtje:

“Neni 9

Deklarimi para fillimit të punës

Të gjitha subjektet e përcaktuara në nenin 3, që mbartin detyrimin për deklarim, duhet të

deklarojnë para fillimit të punës të gjitha pasuritë e akumuluara, detyrimet financiare dhe burimet

e origjinës së tyre.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4893, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.