Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për projektin e spitalit të Kavajës”

Ligji nr. 9526, datë 11 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9526
Data e miratimit
11 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 58, 12 qershor 2006
Hyn në fuqi
27 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2006-06-12

LIGJ

Nr.9526, datë 11.5.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR PËR PROJEKTIN E SPITALIT TË KAVAJËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për projektin e Spitalit të Kavajës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4889, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROJEKTI I SPITALIT TË KAVAJËS

MARRËVESHJA E KREDISË

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR

Marrëveshje, datë ndërmjet Republikës së Shqipërisë (këtej e tutje e quajtur Huamarrësi) dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (këtej e tutje i quajtur Fondi),

meqenëse shtetet anëtare të OPEC-ut, duke qenë të ndërgjegjshme për nevojën për solidarizim ndërmjet të gjitha vendeve në zhvillim dhe për rëndësinë e bashkëpunimit financiar ndërmjet tyre dhe vendeve të tjera në zhvillim, kanë krijuar Fondin për të siguruar mbështetje financiare për vendet në zhvillim, përveç instrumenteve ekzistuese dypalëshe dhe shumëpalëshe nëpërmjet të cilave shtetet anëtare të OPEC-ut i japin ndihmë financiare vendeve të tjera në zhvillim;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.