Ligj

Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar

Ligji nr. 9529, datë 11 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9529
Data e miratimit
11 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 8 qershor 2006
Hyn në fuqi
23 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2006-06-08

LIGJ

Nr.9529, datë 11.5.2006

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9367, DATË 7.4.2005 “PËR

PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E

FUNKSIONEVE PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin

e funksioneve publike”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Në shkronjën “a” të pikës 5 të nenit 15 fjalët “Përjashtuar burimet e krijimit të tyre”

zëvendësohen me fjalët “dhe burimet e krijimit të tyre”.

Neni 2

Në shkronjën “b” të nenit 28 shtohen fjalët “të avokatisë”, “ekspertit të licencuar”, “të

konsulentit”.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Zyrtarët, që kanë filluar punë për herë të parë në njërin nga funksionet që mbartin

detyrimin për deklarim dhe e kanë kryer deklarimin para fillimit të punës, në zbatim të nenit 15 të

ligjit, plotësojnë justifikimin e burimeve të krijimit të interesave privatë, të deklaruara brenda dy

muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Ky detyrim nuk zbatohet për ata zyrtarë, që i kanë

justifikuar vullnetarisht burimet.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4892, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.