Për disa ndryshime në ligjin nr.9198, datë 1.7.2004 “Për barazinë gjinore në shoqëri”
Ligji nr. 9334, datë 15 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9334
- Data e miratimit
- 15 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 56, 8 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 23 qershor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2006-06-08
LIGJ
Nr.9534, datë 15.5.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9198, DATË 1.7.2004
“PËR BARAZINË GJINORE NË SHOQËRI”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9198, datë 1.7.2004 “Për barazinë gjinore në shoqëri”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Titulli i nenit bëhet “Autoriteti përgjegjës për barazinë gjinore”.
2. Paragrafi i parë riformulohet si më poshtë:
“Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është autoriteti përgjegjës
për barazinë gjinore.”
3. Në paragrafin e dytë, emërtimi “Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale” zëvendësohet
me emërtimin “Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta”.
Neni 2
Nenet 12, 13 dhe 14 shfuqizohen.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4897, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.