Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen e Strasburgut për klasifikimin ndërkombëtar të patentave, 1979”
Ligji nr. 9532, datë 15 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9532
- Data e miratimit
- 15 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 13 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 28 qershor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2006-06-13
LIGJ
Nr.9532, datë 15.5.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN E STRASBURGUT PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË PATENTAVE, 1979”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen e Strasburgut për klasifikimin ndërkombëtar të patentave, 1979”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4895, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJA E STRASBURGUT
MBI KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË PATENTAVE
E DATËS 24 MARS 1971, AMENDUAR MË 28 SHTATOR 1979
Palët,
duke e konsideruar miratimin universal të një sistemi uniform të klasifikimit të patentave, certifikatave të shpikësve, certifikatat e modeleve të përdorimit në interesin e përgjithshëm si kusht për të vendosur një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e pronësisë industriale dhe kontribuar mbi harmonizimin e legjislacionit kombëtar në këtë fushë;
duke njohur rëndësinë e Konventës Europiane mbi klasifikimin ndërkombëtar të patentave për shpikjet të 19 dhjetorit 1954, me të cilën Këshilli i Europës krijoi klasifikimin ndërkombëtar për patentat për shpikjet;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.