Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.7667, datë 28.1.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare”

Ligji nr. 9536, datë 15 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9536
Data e miratimit
15 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 8 qershor 2006
Hyn në fuqi
23 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2006-06-08

LIGJ

Nr.9536, datë 15.5.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7667, DATË 28.1.1993

“PËR REGJISTRIN TREGTAR DHE FORMALITETET QË DUHEN RESPEKTUAR

NGA SHOQËRITË TREGTARE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7667, datë 28.1.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen

respektuar nga shoqëritë tregtare”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 24 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 24

Vendimi i gjyqtarit

Gjyqtari vendos për regjistrimin e kërkesës në gjykatë, si dhe për publikimet e

nevojshme, brenda 8 ditëve pune nga data e depozitimit të kërkesës.

Kur gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të dokumenteve bashkëlidhur gjyqtari vëren se

përmbajtja nuk është e plotë, pas thirrjes dhe dëgjimit të kërkuesit, vendos për çështjet që duhet të

plotësohen, duke përcaktuar një afat për plotësimin e tyre.”.

Neni 2

Neni 32 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 32

Njoftimi i regjistrimit

Çdo regji strim i njoftohet personit që e ka kërkuar, organeve tatimore dhe Dhomës së

Tregtisë.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4899, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.