Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror të ujësjellës-kanalizimeve
Ligji nr. 9535, datë 15 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9535
- Data e miratimit
- 15 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 56, 8 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 23 qershor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2006-06-08
LIGJ
Nr.9535, datë 15.5.2006
PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË
DETYRUESHME SHOQËRORE, TË PAPAGUARA, TË NDËRMARRJEVE DHE
SHOQËRIVE ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR TË UJËSJELLËS-
KANALIZIMEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror të ujësjellës-kanalizimeve u
falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara deri më
datë 31.12.2005, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31.12.2006.
Kamatëvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për sigurimet e detyrueshme
shoqërore janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, që kanë marrë formë të prerë deri në datën e hyrjes
në fuqi të këtij ligji, pushohet për pjesën e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të
detyrueshme shoqërore të papaguara, të cilat falen me këtë ligj.
Neni 3
Kamatëvonesat e kontributeve për sigurimet e detyrueshme shoqërore të paguara para
hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk kthehen.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4898, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.