Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8498, datë 10.6.1999 “Për ratifikimin e “Konventës së Këshillit të Europës për ndihmë të ndërsjellë juridike në fushën penale” dhe të protokollit të saj shtesë”

Ligji nr. 9539, datë 22 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9539
Data e miratimit
22 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 9 qershor 2006
Hyn në fuqi
24 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2006-06-09

LIGJ

Nr.9539, datë 22.5.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8498, DATË 10.6.1999 “PËR RATIFIKIMIN E

“KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR NDIHMË TË NDËRSJELLË JURIDIKE

NË FUSHËN PENALE” DHE TË PROTOKOLLIT TË SAJ SHTESË”

Në mbështetje të neneve 78, 8 3 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 2 të ligjit nr.8498, datë 10.6.1999 “Për ratifikimin e “Konventës së Këshillit të

Europës për ndihmë të ndërsjellë juridike në fushën penale” dhe të Protokollit të saj shtesë”, bëhen

këto ndryshime:

1.Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Lidhur me nenin 16 paragrafi i dytë, kërkesa për ndihmë të ndërsjellë dhe dokumentet që u

bashkëlidhen shoqërohen me përkthimin autentik zyrtar në gjuhën shqipe dhe, kur nuk është e mundur,

në gjuhën angleze.

Republika e Shqipërisë, për dokumente më të gjata, si dhe në rastin kur marrësi është shtetas

shqiptar ose kur vendbanimi i tij/saj është në Shqipëri, rezervon të drejtën për të kërkuar një përkthim

autentik zyrtar në gjuhën shqipe, e përcaktuar kjo rast pas rasti.”.

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Autoritetet gjyqësore, në kuptim të nenit 24 të kësaj Konvente, janë Gjykata e Lartë,

gjykatat e apelit, gjykatat e shkallës së parë, Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë pranë gjykatave të

apelit dhe prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.