Ligj

Për një shtesë në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9538, datë 22 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9538
Data e miratimit
22 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 9 qershor 2006
Hyn në fuqi
24 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2006-06-09

LIGJ

Nr.9538, datë 22.5.2006

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT

TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, në nenin 30, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Organet tatimore, brenda pesë ditëve nga hedhja e të dhënave në regjistrin kombëtar të

tatimpaguesve, duhet të dërgojnë në regjistrin tregtar një kopje të numrit të identifikimit si subjekt

fiskal.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4901, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.