Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8996, datë 30.1.2003 “Për njësitë e matjes dhe kontrollin e mjeteve matëse (Metrologjinë)”

Ligji nr. 9542, datë 22 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9542
Data e miratimit
22 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 9 qershor 2006
Hyn në fuqi
24 qershor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2006-06-09

LIGJ

Nr.9542, datë 22.5.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8996, DATË 30.1.2003 “PËR NJËSITË E MATJES

DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE (METROLOGJINË)”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8996, datë 30.1.2003 “Për njësitë e matjes dhe kontrollin e mjeteve matëse

(metrologjinë)”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Pika 2 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:

“2. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën përcaktimin e njësive të matjes, të

pavarura dhe të rrjedhura nga SI-ja, si dhe të shumëfishave dhe nënfishave dhjetorë të sistemit SI.”.

Neni 2

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:

Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit është person juridik publik, i

specializuar për njësitë e matjes dhe kontrollin e tyre, në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës.”.

Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4905, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.