Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”
Ligji nr. 9541, datë 22 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9541
- Data e miratimit
- 22 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 57, 9 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 24 qershor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2006-06-09
LIGJ
Nr.9541, datë 22.5.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8457, DATË 11.2.1999 “PËR
INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR””
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 1/1
Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet për të gjitha institucionet shtetërore, qendrore ose të varësisë, për organet e
drejtësisë, prokurorisë dhe/ose personat juridikë/fizikë, personat me imunitet, kur për ushtrimin e
detyrave të tyre duhet të kenë akses në informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””.
Neni 2
Në nenin 2 “Përkufizime” bëhen shtesat si më poshtë:
“INFOSEC” është zbatimi i masave të sigurisë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
gjatë përpunimit, arkivimit ose transmetimit në sistemet e komunikimit, sistemet e informacionit dhe
sistemet e tjera elektronike nga cenimi aksidental ose i qëllimshëm i objektivave të sigurisë:
konfidencialitetit, integritetit dhe disponibilitetit.
“Konfidencialiteti” është mbrojtja e informacionit nga aksesi i paautorizuar.
“Integriteti” është mbrojtja e informacionit nga modifikimi i paautorizuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.