Për disa ndryshime në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar
Ligji nr. 9546, datë 29 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9546
- Data e miratimit
- 29 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 22 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 7 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2006-06-22
LIGJ
Nr.9546, datë 29.5.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Pika 4 e nenit 19 ndryshohet si më poshtë:
“4. Përjashtohet nga akciza sasia e karburantit, që do të përdoret për:
a) mekanikën bujqësore;
b) serrat me ngrohje;
c) subjektet, që kanë kaldaja në linjat e përpunimit të qumështit.
Përcaktimi i sasisë së karburantit dhe skema e përdorimit të tij bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.
Neni 2
Shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën 1 që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4937, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
SHTOJCA 1
MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Kodi NK | Përshkrimi | Shkalla tatimore
I | KAFE |
09 01 11 00 09 01 12 00 | Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 40 lekë/kg
09 01 21 00 09 01 22 00 | Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 80 lekë/kg
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.