Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen dhe asistencën e fëmijëve, viktima të trafikimit”
Ligji nr. 9544, datë 29 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9544
- Data e miratimit
- 29 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 22 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 7 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2006-06-22
LIGJ
Nr.9544, datë 29.5.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË PËR MBROJTJEN DHE ASISTENCËN E FËMIJËVE, VIKTIMA TË TRAFIKIMIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen dhe asistencën e fëmijëve, viktima të trafikimit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4935, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS GREKE PËR MBROJTJEN DHE ASISTENCËN E FËMIJËVE, VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Greke, më poshtë referuar si Palët Kontraktuese, të udhëhequr nga dëshira për të bashkëpunuar, zbatuar dhe respektuar të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga instrumentet ndërkombëtare përkatëse, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,
shprehin solidaritetin dhe përkushtimin e tyre për të luftuar trafikimin e fëmijëve dhe çdo formë të shfrytëzimit të fëmijëve;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.