Për ratifikimin e “Marrëveshjes së sigurisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”
Ligji nr. 9543, datë 29 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9543
- Data e miratimit
- 29 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 22 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 7 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2006-06-22
LIGJ
Nr.9543, datë 29.5.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË SIGURISË NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË
GREQISË PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e sigurisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të
klasifikuar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4934, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE SIGURIE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË
SË REPUBLIKËS SË GREQISË PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË
KLASIFIKUAR
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Greqisë (këtu
referuar si Palët),
duke pasur për qëllim të sigurojnë mbrojtjen e ndërsjellë të gjithë informacionit të klasifikuar,
të klasifikuar si të tillë në mbështetje të legjislacionit në fuqi në shtetin e njërës Palë dhe të transferuar
në shtetin e Palës tjetër nga autoritetet kompetente ose personat e autorizuar për këtë,
janë marë vesh për sa më poshtë.
Neni 1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.