Për disa ndryshime në ligjin nr.8386, datë 30.7.1998 “Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pasurive të personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”
Ligji nr. 9553, datë 29 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9553
- Data e miratimit
- 29 maj 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 22 qershor 2006
- Hyn në fuqi
- 7 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2006-06-22
1727
LIGJ
Nr.9553, datë 5.6.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8386, DATË 30.7.1998 “PËR MËNYRËN DHE
PROCEDURAT E SHITJES SË PASURIVE TË PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË, QË
KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8386, datë 30.7.1998 “Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pasurive të
personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në pikën 4.1 të nenit 4, shprehja “dhe vendos për formën dhe procedurat e shitjes”
shfuqizohet.
Neni 2
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
6.1. Shitja e pasurive të shoqërive huamarrëse realizohet nëpërmjet ankandit.
6.2 Rregullat për procedurat dhe mënyrën e realizimit të shitjes ose të kalimit të kredive
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Neni 7 shfuqizohet.
Neni 4
Pika 9.2 e nenit 9 shfuqizohet.
Neni 5
Neni 10 shfuqizohet.
Neni 6
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
Pasuritë, gjendje deri në datën 31.12.2005, sipas dokumenteve të administratorëve, të shiten
nga strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Financave, në përputhje me kriteret, rregullat dhe
procedurat e përcaktuara në këtë ligj e në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim.”.
Neni 7
1728
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.