Ligj

Për një shtesë në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar

Ligji nr. 9545, datë 29 maj 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9545
Data e miratimit
29 maj 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 22 qershor 2006
Hyn në fuqi
7 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2006-06-22

LIGJ

Nr.9545, datë 29.5.2006

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8981, DATË 12.12.2002 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, bëhet kjo shtesë:

Neni 1

Pas nenit 1/2 shtohet neni 1/3 me këtë përmbajtje:

“Neni 1/3

Reduktohen në 0 për qind tarifat doganore për:

a) artikujt e nomenklaturës me kode doganore 27 10 11 41 deri në 27 10 11 59 dhe 27 10 19 31 deri në 27 10 19 69, sipas aneksit 1/1 që i bashkëlidhet këtij ligji;

b) artikujt e importit të vendeve, me të cilat Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë, me kodet doganore të përcaktuara në shkronjën “a”, sipas aneksit 1/1 që i bashkëlidhet këtij ligji.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4936, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

ANEKS 1/1

NDRYSHIMET E TARIFËS DOGANORE

Kodi | Përshkrimi | Është | Bëhet

| Të tjera me përmbajtje plumbi deri në 0,013 gr/litër | |

27 10 11 41 | Me një numër oktanesh më pak se 95 | 10% | 0%

27 10 11 45 | Me një numër oktanesh prej 95 apo më shumë, por më pak se 98 | 10% | 0%

27 10 11 49 | Me një numër oktanesh prej 98 apo më shumë | 10% | 0%

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.