Ligj

Për ratifikimin e Konventës nr.168 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen nga papunësia, 1988”

Ligji nr. 9547, datë 1 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9547
Data e miratimit
1 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 1 korrik 2006
Hyn në fuqi
16 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2006-07-01

LIGJ

Nr.9547, datë 1.6.2006

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.168 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE

TË PUNËS “PËR NXITJEN E PUNËSIMIT DHE MBROJTJEN NGA PAPUNËSIA,

1988”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet Konventa nr.168 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për nxitjen e

punësimit dhe mbrojtjen nga papunësia, 1988”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4927, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONVENTA PËR NXITJEN E PUNËSIMIT DHE MBROJTJEN

NGA PAPUNËSIA (NR.168)

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

e thirrur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës në sesionin e

shtatëdhjetë e pestë, më 1 qershor 1988;

duke theksuar rëndësinë e punës dhe punësimit produktiv në çdo lloj shoqërie jo vetëm

për arsye të burimeve që krijo jnë për komunitetin, por edhe për shkak të të ardhurave që u sjellin

punëtorëve rolit shoqëror që kanë dhe ndjenjën e vetëvlerësimit që punëtorët përfitojnë prej tyre;

duke pasur parasysh standardet ndërkombëtare ekzistuese në fushën e punësimit dhe

mbrojtjes nga papunësia (Konventa dhe rekomandimi për kushtet e papunësisë.1934.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.