Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për regjistrat e shkarkimit dhe të transferimit të ndotësve

Ligji nr. 9548, datë 1 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9548
Data e miratimit
1 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 1 korrik 2006
Hyn në fuqi
16 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2006-07-01

LIGJ

Nr.9548, datë 1.6.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PËR REGJISTRAT E SHKARKIMIT DHE TË TRANSFERIMIT TË NDOTËSVE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin për Regjistrat e Shkarkimit dhe të Transferimit të Ndotësve.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4928, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROTOKOLL

MBI REGJISTRAT E SHKARKIMIT DHE TRANSFERIMIT TË NDOTËSVE I KONVENTËS SË AARHUS MBI TË DREJTËN E INFORMIMIT, PJESËMARRJEN E PUBLIKUT NË VENDIMMARRJE, SI DHE TË DREJTËN E TIJ PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS PËR PROBLEMET MJEDISORE

Palët e këtij Protokolli,

duke kujtuar nenin 5 paragrafi 9 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Konventës së vitit 1998 mbi të drejtën e informimit, pjesëmarrjen publike në vendimmarrje dhe drejtësinë lidhur me problemet mjedisore (Konventa Aarhus);

duke ditur se regjistrat e shkarkimit dhe transportimit të ndotësve sigurojnë një mekanizëm të rëndësishëm për rritjen e përgjegjshmërisë së përbashkët, uljen e ndotjes dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, sikurse thuhet në Deklaratën Lucca të miratuar në takimin e parë të palëve në Konventën Aarhus;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.