Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”

Ligji nr. 9561, datë 12 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9561
Data e miratimit
12 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 69, 6 korrik 2006
Hyn në fuqi
21 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2006-07-06

LIGJ

Nr.9561, datë 12.6.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8744, DATË 22.2.2001 “PËR TRANSFERIMIN E

PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NË NJËSITË E QEVERISJES

VENDORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit

në njësitë e qeverisjes vendore”, në nenin 17 bëhen këto ndryshime:

Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

“Transferimi i pronave përfundon sipas procedurave të këtij ligji. Transferime të tjera kryhen

sa herë që do të ketë shtesa të funksioneve të njësive të qeverisjes vendore.”.

2. Shkronjat “a”, “b” dhe “ç” të paragrafit të dytë ndryshohen si më poshtë:

“a) Nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, njësitë e qeverisjes vendore paraqesin në Këshillin e

Ministrave listën e pronave, që kërkojnë t’u transferohen, në përputhje me krerët II dhe III të këtij ligji.

b) Këshilli i Ministrave, pasi shqyrton kërkesat e paraqitura nga njësitë e qeverisjes vendore,

sipas shkronjës “a” të këtij neni, merr vendimin paraprak për listën e pronave, që do t’ia transferojë

çdo njësie të qeverisjes vendore. Lista e pronave, që transferohen së bashku me kushtet dhe kufizimet

që përcakton Këshilli i Ministrave, sipas këtij ligji, i njoftohet njësisë së qeverisjes vendore, e cila,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.