Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Estonisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”

Ligji nr. 9565, datë 19 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9565
Data e miratimit
19 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 75, 12 korrik 2006
Hyn në fuqi
27 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2006-07-12

LIGJ

Nr.9565, datë 19.6.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ESTONISË

PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

dhe Qeverisë së Republikës së Estonisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4962, datë 5.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ESTONISË PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË

INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Estonisë

(këtu referuar si “Palët”);

duke synuar të sigurojnë mbrojtjen e ndërsjellë të të gjithë informacionit të klasifikuar, të

klasifikuar në shtetin e njërës Palë dhe të transferuar në shtetin e Palës tjetër;

duke dëshiruar të vendosin rregullat për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të

klasifikuar, që do të shtrihen në të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura ndërmjet Palëve

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.