Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, të ndryshuar
Ligji nr. 9567, datë 19 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9567
- Data e miratimit
- 19 qershor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 12 korrik 2006
- Hyn në fuqi
- 27 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2006-07-12
LIGJ
Nr.9567, datë 19.6.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 “PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “Ministri i Financave” zëvendësohen me fjalët “ministri përgjegjës për ekonominë”; fjalët “Ministria e Financave” zëvendësohen me fjalët “ministria përgjegjëse për ekonominë”; fjalët “Ministria e Rendit Publik” zëvendësohen me fjalët “ministria përgjegjëse për rendin publik”.
Neni 2
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Për shqyrtimin e kërkesave për licencimin e lojërave të fatit, kazinotë dhe hipodromet krijohet Komiteti i Lojërave të Fatit, si një strukturë ad hoc, pranë ministrit përgjegjës për ekonominë. Përbërja, përgjegjësitë dhe mënyra e organizimit të këtij Komiteti përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Neni 5 shfuqizohet.
Neni 4
Pika 2 e nenit 11 ndryshohet si më poshtë:
“2. Organizatori i lojës së fatit duhet të bëjë kërkesë me shkrim në ministrinë përgjegjëse për ekonominë për rinovimin e lejes, të paktën 6 muaj përpara mbarimit të afatit të lejes së dhënë.”.
Neni 5
Neni 12 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 12
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.