Për ratifikimin e konventës nr.143 “Për punëtorët migrantë (Dispozita plotësuese), 1975” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, bërë në Gjenevë
Ligji nr. 9564, datë 19 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9564
- Data e miratimit
- 19 qershor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 12 korrik 2006
- Hyn në fuqi
- 27 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2006-07-12
LIGJ
Nr.9564, datë 19.6.2006
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.143 “PËR PUNËTORËT MIGRANTË (DISPOZITA PLOTËSUESE), 1975” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, BËRË NË GJENEVË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa nr.143 “Për punëtorët migrantë (dispozita plotësuese), 1975” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, bërë në Gjenevë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4961, datë 5.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
C143 KONVENTA PËR PUNËTORËT MIGRANTË (DISPOZITA PLOTËSUESE) 1975
Konventa për Migrimet në Kushte Abuzive dhe mbi Nxitjen e Barazisë së Mundësive dhe të Trajtimit të Punëtorëve Migrantë:
Data e hyrjes në fuqi: 9.12.1978
Konventa: C143, miratuar më 24.06.1975 në Gjenevë.
Sesioni i Konferencës: 60
Klasifikimi i subjektit: Punëtorët migrantë
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës
E mbajtur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe pasi u mblodh në sesionin e gjashtëdhjetë të saj më 4 qershor 1975,
duke marrë parasysh se parathënia e Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës i ngarkon kësaj të fundit detyrën e mbrojtjes së interesave të punëtorëve kur nuk janë punësuar në vendin e tyre;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.