Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Industrive Gjermane (BDI)/(IFG), që veprojnë në emër të kreditorëve gjermanë, për riskedulimin e borxhit të prapambetur, kundrejt kreditorëve gjermanë, të pagarantuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë”

Ligji nr. 9566, datë 19 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9566
Data e miratimit
19 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 1 korrik 2006
Hyn në fuqi
16 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2006-07-01

LIGJ

Nr.9566, datë 19.6.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS SË INDUSTRIVE GJERMANE (BDI)/(IFG), QË VEPROJNË NË EMËR TË KREDITORËVE GJERMANË, PËR RISKEDULIMIN E BORXHIT TË PRAPAMBETUR, KUNDREJT KREDITORËVE GJERMANË, TË PAGARANTUAR NGA QEVERIA FEDERALE E GJERMANISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Industrive Gjermane (BDI)/(IFG), që veprojnë në emër të kreditorëve gjermanë, për riskedulimin e borxhit të prapambetur, kundrejt kreditorëve gjermanë, të pagarantuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4947, datë 27.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRRËVESHJE

NDËRMJET BUNDERSVERBAND DER DEUTSCHEN INDUSTRIE E.V. (BDI) NË BASHKËPUNIM ME INDUSTRIE –FORDERUNG GMBH (IFG) QË VEPRON NË EMËR TË KREDITORËVE GJERMANË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË LIDHJE ME RIPLANIFIKIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA TË PAGUESHME NDAJ KREDITORËVE GJERMANË, I PAGARANTUAR NGA QEVERIA E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË

Hyrje

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.