Ligj

Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

Ligji nr. 9572, datë 3 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 29 maj 2014.

Numri
9572
Data e miratimit
3 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 78, 26 korrik 2006
Hyn në fuqi
10 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2006-07-26

2227

LIGJ

Nr.9572, datë 3.7.2006

PËR AUTORITETIN E MBIKËQYRJES FINANCIARE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për krijimin, përgjegjësitë dhe funksionimin e

Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që në vijim do të quhet “Autoriteti”.

Neni 2

Fusha e veprimtarisë së Autoritetit

Fusha e veprimtarisë së Autoritetit është rregullimi dhe mbikëqyrja:

a) e tregut të titujve dhe të veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen veprimtaritë e subjekteve të

lidhura me investime në tituj e që veprojnë në këtë treg;

b) e tregut të sigurimeve dhe e veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen të gjitha veprimtaritë e

sigurimit, të risigurimit, ndërmjetësimit dhe operacionet që rrjedhin nga këto veprimtari;

c) e tregut të pensioneve suplementare dhe të veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen të gji tha

veprimtaritë e sigurimit të pensioneve suplementare, të ofruara nga institutet private të pensioneve

suplementare;

ç) e veprimtarive të tjera financiare jobankare, sipas përcaktimeve të bëra nga ligjet e veçanta të

fushës, që në vijim do të quhen “tregje financiare jobankare”.

KREU II

STATUSI, STRUKTURA DHE ADMINISTRIMI I AUTORITETIT

Neni 3

Statusi i Autoritetit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 29 maj 2014 · 54/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9572, DATË 3.7.2006, “PËR AUTORITETIN E MBIKËQYRJES FINANCIARE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.