Ligj

Për faljen e gjobave të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi për personat juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël, për periudhat tatimore të vitit 2005

Ligji nr. 9575, datë 3 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9575
Data e miratimit
3 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 28 korrik 2006
Hyn në fuqi
12 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2006-07-28

LIGJ

Nr.9575, datë 3.7.2006

PËR FALJEN E GJOBAVE TË KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE

SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE, SI DHE TË TATIMIT MBI TË ARDHURAT NGA

PUNËSIMI PËR PERSONAT JURIDIKË E FIZIKË, TË REGJISTRUAR SI TATIMPAGUES TË

TAKSËS VENDORE MBI BIZNESIN E VOGËL, PËR PERIUDHAT TATIMORE TË VITIT 2005

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Personave juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël, u

falen gjobat e vendosura, që i përkasin të gjitha periudhave tatimore të vitit 2005, që lidhen me deklarimin

dhe pagimin me vonesë të detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore, të kontributeve të sigurimit

të kujdesit shëndetësor dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, me kusht që deklarimi dhe pagesa të

bëhen brenda datës 31.12.2006.

Neni 2

Personave juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël, u

rimbursohet shuma e gjobave të paguara, që i përkasin të gjitha periudhave tatimore të vitit 2005, që lidhen

me deklarimin dhe pagimin me vonesë të detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore, të

kontributeve të sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.