Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar

Ligji nr. 9574, datë 3 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9574
Data e miratimit
3 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 28 korrik 2006
Hyn në fuqi
12 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2006-07-28

LIGJ

Nr.9574, datë 3.7.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999 "PËR PËRPUNIMIN,

TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË

TYRE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit

dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimi "Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve" zëvendësohet me emërtimin

"Struktura përgjegjëse për veprimtarinë e hidrokarbureve.".

Neni 2

Pika 4 e nenit 14 ndryshohet si më poshtë:

"4. Shoqëria e tregtimit me shumicë përgjig jet për sasinë dhe cilësinë e ngarkesës gjatë

transportit.".

Neni 3

Neni 12.1 shfuqizohet.

Neni 4

Kudo në nenin 17 hiqen fjalët "Leje përpunimi".

Neni 5

Neni 18.1 shfuqizohet.

Neni 6

Neni 21 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 21

Personat juridikë, që paraqesin kërkesë për leje tregtimi, sipas nenit 19 të këtij ligji, janë të

detyruar të plotësojnë kushtin e kapacitetit të depozitimit në instalimet, prona të tyre ose të marra në

përdorim me kontratë, për një periudhë kohore të barabartë me atë të vlefshmërisë së lejes së tregtimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.