Ligj

Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9576, datë 3 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9576
Data e miratimit
3 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 28 korrik 2006
Hyn në fuqi
12 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2006-07-28

LIGJ

Nr.9576, datë 3.7.2006

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8461, DATË 25.2.1999 “PËR ARSIMIN E

LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pikat 2 e 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 10 shtohen nenet 10/1, 10/2, 10/3, 10/4 e 10/5 me këtë përmbajtje:

“Neni 10/1

Në sistemin e arsimit të lartë funksionon Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës, si organ

këshillimor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe i Këshillit të Ministrave për hartimin dhe realizimin e

politikave të zhvillimit të arsimit dhe të shkencës.

Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës ka këto detyra:

a) këshillon Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e arsimit të lartë dhe të shkencës

për hartimin e strategjive e të programeve kombëtare për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor;

b) këshillon Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për drejtimet e politikës së arsimit të lartë, kërkimit

shkencor dhe zhvillimit teknologjik;

c) sugjeron fushat parësore të kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik dhe programet

kombëtare të kërkimit shkencor dhe zhvillimit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.