Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Modernizimi i sistemit shëndetësor””

Ligji nr. 9579, datë 11 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9579
Data e miratimit
11 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 81, 2 gusht 2006
Hyn në fuqi
17 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2006-08-02

LIGJ

Nr.9579, datë 11.7.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “MODERNIZIMI I SISTEMIT SHËNDETËSOR””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Modernizimi i sistemit shëndetësor””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4995, datë 25.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE FINANCIMI

(PROJEKTI I MODERNIZIMIT TË SISTEMIT TË SHËNDETËSISË) MIDIS SHQIPËRISË DHE SHOQATËS PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR

Marrëveshje e datës_______ 2006 ndërmjet Shqipërisë (Marrësi dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (Shoqata). Marrësi dhe Shoqata janë marrë vesh për sa më poshtë:

Neni 1

Kushte të përgjithshme, përkufizime

Seksioni 1.01-Kushtet e përgjithshme (siç janë përcaktuar në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) përbëjnë një pjesë integrale të kësaj Marrëveshjeje.

Seksioni 1.02- Përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe, termat e përcaktuara në Marrëveshjen e financimit kanë kuptimin përkatës që iu është dhënë në Kushtet e Përgjithshme apo në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje.

Neni 2

Financimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.