Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr.8408, datë 25.9.1998 “Për Policinë e Ndërtimit”, të ndryshuar

Ligji nr. 9580, datë 13 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9580
Data e miratimit
13 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 81, 2 gusht 2006
Hyn në fuqi
17 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2006-08-02

LIGJ

Nr.9580, datë 13.7.2006

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8408, DATË 25.9.1998 “PËR POLICINË E NDËRTIMIT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8408, datë 25.9.1998 “Për Policinë e Ndërtimit”, të ndryshuar, pika 2 e nenit 3

ndryshohet si më poshtë:

“2. Të vendosë gjoba për shkeljen e dispozitave ligjore të mësipërme. Të gjitha të ardhurat e

krijuara nga gjobat derdhen në Buxhetin e Shtetit.

Përjashtimisht, për vitin 2006, pjesa e të ardhurave, që do të përdoret për investime dhe shpenzime

operative, është ajo që Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka miratuar për

Policinë e Ndërtimit.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4996, datë 25.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.