Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8637, datë 6.7.2000 “Për Policinë Elektrike”, të ndryshuar

Ligji nr. 9582, datë 13 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9582
Data e miratimit
13 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 81, 2 gusht 2006
Hyn në fuqi
17 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2006-08-02

LIGJ

Nr.9582, datë 13.7.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8637, DATË 6.7.2000 “PËR POLICINË ELEKTRIKE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8637, datë 6.7.2000 “Për Policinë Elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 14 paragrafi i tretë dhe i katërt ndryshohen si më poshtë:

“Të ardhurat nga gjobat, nga vjelja e debive dhe shlyerjet e dëmeve, të realizuara prej Policisë

Elektrike, derdhen në Buxhetin e Shtetit.

Përjashtimisht, për vitin 2006, pjesa e të ardhurave, që do të përdoret për investime dhe shpenzime

operative në Policinë Elektrike, është sipas buxhetit të vitit 2006 të mir atuar nga Ministria e Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjetikës.”.

Neni 2

Neni 15 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 15

Struktura dhe organika e Policisë Elektrike përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, brenda numrit

të punonjësve të miratuar me vendim të Kësh illit të Ministrave për ministrinë e linjës. Pagat dhe

shpërblimet përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4998, datë 25.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.