Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Ligji nr. 9581, datë 13 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9581
- Data e miratimit
- 13 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 81, 2 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 17 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2006-08-02
LIGJ
Nr.9581, datë 13.7.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8982, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas shkronjës “ç” të nenit 8 shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;”.
Neni 2
Pas nenit 16 shtohen nenet 17 e 18 me këtë përmbajtje:
“Neni 17
Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
1. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.