Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9585, datë 17 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9585
Data e miratimit
17 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 84, 9 gusht 2006
Hyn në fuqi
24 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09

LIGJ

Nr.9585, datë 17.7.2006

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT TATIMORE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, neni 19 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 19

Fondet për administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe degëve të saj në rrethe

sigurohen nga Buxheti i Shtetit. Përjashtimisht, për vitin 2006, pjesa e të ardhurave, që do të përdoret për

investime e shpenzime operative, është sipas ligjit nr.9464, datë 28.12.2005 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit

2006””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5005, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.