Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar
Ligji nr. 9583, datë 17 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9583
- Data e miratimit
- 17 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 81, 2 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 17 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2006-08-02
2761
LIGJ
Nr.9583, datë 17.7.2006
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR
KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në fund të nenit 2 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Fusha e veprimit të këtij ligji shtrihet edhe për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë,
të krijuara përpara datës 7 prill 1939 dhe që janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr.37, datë
13.1.1945 “Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”.”.
Neni 2
Në nenin 3 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Truall industrial” nënkupton sipërfaqen e tokës që ndodhet jashtë vijave kufizuese të
qyteteve dhe qendrave të banuara, mbi të cilin janë ngritur objekte të përhershme ndërtimore për
qëllime ekonomike ose që u shërbejnë funksionit të tyre.” .
Neni 3
Në nenin 6 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 1 fjalët “deri në 60 ha dhe kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe” zëvendësohen me
fjalët “deri në 100 ha, në rast se subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) nuk kanë përfituar nga
zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19
.7.1991 “Për tokën””.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.