Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për aspekte të caktuara të shërbimeve ajrore”
Ligji nr. 9586, datë 20 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9586
- Data e miratimit
- 20 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 10 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2006-08-10
LIGJ
Nr.9586, datë 20.7.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR ASPEKTE TË CAKTUARA TË SHËRBIMEVE AJRORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për aspekte të caktuara të shërbimeve ajrore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5006, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJA
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR DISA ASPEKTE TË CAKTUARA TË SHËRBIMEVE AJRORE
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komiteti Europian
nga ana tjetër (këtu e në vijim referuar si “Palët”),
duke vënë re se marrëveshjet dypalëshe të shërbimit ajror që janë përfunduar ndërmjet disa Shteteve Anëtare të Komunitetit Europian dhe Republikës së Shqipërisë përmbajnë dispozita në kundërshtim me ligjin e Komunitetit;
duke vënë re se Komuniteti Europian ka kompetencë eskluzive në lidhje me disa aspekte që mund të përfshiheshin në marrëveshjet dypalëshe të shërbimit ajror ndërmjet Shteteve Anëtare të Komunitetit Europian dhe vendeve të treta;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.