Për mbrojtjen e biodiversitetit
Ligji nr. 9587, datë 20 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 4 korrik 2024.
- Numri
- 9587
- Data e miratimit
- 20 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr.9587, datë 20.7.2006
PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj synon:
1. Të sigurojë mbrojtjen dhe ruajtjen e diversitetit biologjik.
2. Të rregullojë përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të diversitetit biologjik, nëpërmjet
integrimit të elementeve kryesore të biodiversitetit në strategjitë, planet, programet dhe vendimmarrjet e të
gjitha niveleve.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohet:
1. “Biodiversitet (diversitet biologjik) ose larmi biologjike” është shumëllojshmëria e organizmave
të gjallë të të gjitha llojeve, duke përfshirë, ndër të tjera, ekosistemet tokësore, detare dhe ekosistemet e
tjera ujore, si dhe komplekset ekologjike, ku ato bëjnë pjesë. Ky term përfshin shumëllojshmërinë brenda
dhe ndërmjet llojeve dhe shumëllojshmërinë e ekosistemeve.
2. “Bioteknologji” është çdo zbatim teknologjik, që përdor sistemet biologjike, organizmat e gjallë
apo derivatet e tyre, për të prodhuar a modifikuar produkte ose procese për përdorim të veçantë.
3.“Bioteknologji moderne” është zbatimi i teknikave in vitro të acidit nukleik, duke përfshirë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 37/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”
- 3 korrik 2014 · 68/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9587, DATË 20.7.2006, “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR
- 23 prill 2020 · 41/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, "Për mbrojtjen e biodiversitetit", të ndryshuar
- 4 korrik 2024 · 69/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, "Për mbrojtjen e biodiversitetit", i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.