Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit “Zhvillimi i rrugëve në Bashkinë e Tiranës”

Ligji nr. 9589, datë 25 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9589
Data e miratimit
25 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 86, 10 gusht 2006
Hyn në fuqi
25 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2006-08-10

LIGJ

Nr.9589, datë 25.7.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “ZHVILLIMI I RRUGËVE NË BASHKINË E TIRANËS””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit “Zhvillimi i rrugëve në Bashkinë e Tiranës””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5009, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE HUAJE

(PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E RRUGËVE TË BASHKISË SË TIRANËS)

Marrëveshje e datës ( __________ ) 2006 ndërmjet Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”).

Hyrje

Duke pasur parasysh që Banka është krijuar për të siguruar financime për projekte të veçanta për të nxitur kalimin drejt ekonomive me orientim ndaj tregut të lirë dhe për t’i dhënë shtysë nismës private dhe sipërmarrëse në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore të përkushtuara ndaj, dhe që zbatojnë parimet e demokracisë shumëpartiake, pluralizmit dhe të ekonomisë së tregut;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.