Ligj

Për rillogaritjen e pensioneve

Ligji nr. 9588, datë 25 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9588
Data e miratimit
25 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 84, 9 gusht 2006
Hyn në fuqi
24 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09

LIGJ

Nr.9588, datë 25.7.2006

PËR RILLOGARITJEN E PENSIONEVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Përkufizim

Në kuptim të këtij ligji, quhen pensione pleqërie në qytet pensionet e caktuara sipas ligjit nr.7703,

datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me përjashtim të

pensioneve të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993.

Neni 2

Rillogaritja e pensioneve për periudhën 1.1.1994 - 31.12.1996

Pensionet e pleqërisë në qytet, që kanë datë fillimi datën 1.1.1994 deri më 31.12.1996, përfshirë

edhe këtë datë dhe që vazhdojnë të paguhen pas datës 1. 7.2006, rillogariten duke indeksuar pagat, mbi të

cilat është llogaritur baza e vlerësuar dhe pagën neto, sipas koeficientëve të indeksimit, të miratuar çdo vit

me vendim të Këshillit të Ministrave.

Indeksimi bëhet në bazë të pagave të dokumentuara e të paraqitura në kohën e caktimit të

pensionit.

Neni 3

Rillogaritja e pensioneve për periudhën 1.1.1997 - 14.6.2005

Pensionet e pleqërisë në qytet, që kanë datë fillimi datën 1.1.1997 deri më 14.6.2005, përfshirë

edhe këtë datë dhe që vazhdojnë të paguhen pas datës 1.7.2006, rillogariten sipas neneve 32, 33, 34, 59, 60,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.