Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë te ndryshuar
Ligji nr. 9596, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9596
- Data e miratimit
- 27 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr. 9596, datë 27.7.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR
PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas pikës 7 të nenit 17/2 “Detyrat e Policisë Tatimore” shtohet pika 7/1 me këtë përmbajtje:
“7/1.Verifikon në vend numrin e punonjësve të punësuar te punëdhënësi dhe vendos penalitetet e
përcaktuara në nenin 52/3 të ligjit për çdo punonjës të padeklaruar në administratën tatimore.”.
Neni 2
Pika 2 e nenit 30 “Pajisja me certifikatë tatimore” ndryshohet si më poshtë:
“2. Për t’u pajisur me certifikatë tatimore, tatimpaguesi duhet të paraqesë vetëm vendimin e
gjykatës dhe të plotësojë formularin “Kërkesë për regjistrim”. Administrata tatimore përpunon kërkesën për
certifikatë tatimore brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Tatimpaguesi regjistrohet vetëm një
herë, në çastin e fillimit të veprimtarisë ekonomike.
Nëse tatimpaguesi nuk pajiset me certifikatë tatimore brenda pesë ditëve pune, ai quhet i
regjistruar.”.
Neni 3
Pika 3 e nenit 30 “Pajisja me certifikatë tatimore” shfuqizohet.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.