Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 9600, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9600
- Data e miratimit
- 27 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr.9600, datë 27.7.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET
SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në shkronjën “a” të paragrafit të parë të nenit 10, shifra “23,5” bëhet “17,5”.
Neni 2
Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:
1. Në shkronjën “c” të pikës 1, shifra “29,9” bëhet “23,9”.
2. Në shkronjën “b” të pikës 2, shifra “5” bëhet “2”.
Neni 3
Neni 15 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 15
Pagesa e kontributeve
Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, përjashtuar personat e vetëpunësuar në bujqësi, i paguajnë
kontributet në fondin e sigurimeve shoqërore, sipas afatit dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr.9136,
datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Të vetëpunësuarit në bujqësi i paguajnë kontributet gjatë vitit kalendarik, një herë në tre muaj.
Afati i fundit i pagesës së tyre është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori
kalendarik.
Këshilli i Ministrave përcakton mënyrën dhe procedurat e derdhjes së kontributeve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.