Për një shtesë në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar
Ligji nr. 9599, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9599
- Data e miratimit
- 27 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr.9599, datë 27.7.2006
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8981, DATË 12.12.2002 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE
TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pas nenit 1/3 të ligjit nr.8981, datë 12.12.2002 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të
ndryshuar, shtohet neni 1/4 me këtë përmbajtje.
“Neni 1/4
Reduktohen në 0 për qind tarifat doganore për disa nga kodet doganore të kapitujve 84, 85 e 87 të
nomenklaturës së mallrave, sipas aneksit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5019, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.