Për një ndryshim në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar
Ligji nr. 9597, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9597
- Data e miratimit
- 27 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr.9597, datë 27.7.2006
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN
E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pika 2.1 e nenit 26 “Importimi i mallrave” të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën
e shtuar”, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë:
“2.1. Për makineritë dhe pajisjet e importuara nga personat e tatueshëm, në kuptim të këtij ligji, në
funksion të veprimtarisë së tyre ekonomike, pavarësisht llojit të saj, zbatohet skema e shtyrjes së pagesës së
TVSH-së deri në gjashtë muaj. Sipas kësaj skeme, TVSH-ja nuk paguhet në doganë në çastin e importit.
Këshilli i Ministrave përcakton me udhëzim skemën e shtyrjes së pagesës.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5017, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.