Për krijimin e Inspektoratit Qendror Teknik
Ligji nr. 9595, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9595
- Data e miratimit
- 27 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr.9595, datë 27.7.2006
PËR KRIJIMIN E INSPEKTORATIT QENDROR TEKNIK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Krijohet Inspektorati Qendror Teknik si institucion në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Neni 2
Funksionet, kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për Inspektoratin
Shtetëror të Kontrollit të Naftës dhe Gazit, Inspektoratin e Pajisjeve nën Presion dhe Inspektoratin e
Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike, si dhe asetet, të drejtat dhe detyrimet e këtyre inspektorateve i kalojnë
Inspektoratit Qendror Teknik.
Neni 3
Inspektorati Qendror Teknik drejtohet nga Kryeinspektori, i cili emërohet dhe shkarkohet nga
ministri përgjegjës për ekonominë. Struktura dhe organika e Inspektoratit Qendror Teknik miratohen nga
Kryeministri, me propozimin e ministrit përgjegjës për ekonominë.
Inspektorati Qendror Teknik ka rregulloren e brendshme, e cila miratohet nga ministri përgjegjës
për ekonominë.
Neni 4
Inspektorati Qendror Teknik është institucion publik buxhetor dhe siguron të ardhura edhe nga
shërbimet, që kryhen në zbatim të legjislacionit në fuqi, të cilat derdhen 100 për qind në Buxhetin e Shtetit.
Buxheti i Inspektoratit Qendror Teknik është i veçantë dhe miratohet me buxhetin e ministrisë
përgjegjëse për ekonominë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 83/2013 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 9595, datë 27.7.2006 “Për krijimin e Inspektoratit Qendror Teknik”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.