Për një ndryshim në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar
Ligji nr. 9598, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9598
- Data e miratimit
- 27 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr.9598, datë 27.7.2006
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shtojca 1, bashkëlidhur ligjit nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5018, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
SHTOJCA 1
MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Kodi NK | P Përshkrimi | Shkalla Tatimore
I | KAFE | ISHTE | BËHET
09 01 11 00 09 01 12 00 | Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 40 lekë/kg | 50 lekë/kg
09 01 21 00 09 01 22 00 | Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 80 lekë/kg | 100 lekë/kg
09 01 90 | Lëkura dhe lëvoret e kafesë Zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe | 40 lekë/kg | 50 lekë/kg
21 01 11 21 01 12 | Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.) | 250 lekë/kg | 250 lekë/kg
II | LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE | |
20 09 | Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë ëmbëlsuese | 2 lekë/litri | 2 lekë/litri
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.