Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8950, datë 10.10.2002 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar

Ligji nr. 9593, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9593
Data e miratimit
27 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 84, 9 gusht 2006
Hyn në fuqi
24 gusht 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09

LIGJ

Nr.9593, datë 27.7.2006

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8950, DATË 10.10.2002

“PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pikat 1 e 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8950, datë 10.10.2002 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Pas pikës 3 të nenit 2 shtohen pikat 3/a e 3/b me këtë përmbajtje:

“3/a. Vendbanim është njësia e qeverisjes vendore, ku shtetasi ka banesën e vet për një periudhë

më të gjatë se një vit.

3/b. Vendqëndrim është njësia e qeverisjes vendore, ku shtetasi ka banesën e vet për një periudhë

më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit.”.

Neni 2

Në pikën 1 të nenit 8 “Përbërësit dhe veçoritë e gjendjes civile të shtetasve”, pas fjalës

“vendbanim” shtohet fjala “vendqëndrim”.

Neni 3

Në pikën 1 të nenit 11 fjala “të përhershëm” dhe fjalia e dytë hiqen.

Neni 4

Në nenin 12 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Titulli i nenit ndryshohet dhe bëhet “Transferimi, bashkimi familjar dhe deklarimi i

vendqëndrimit”.

2. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:

“4/l. Shtetasit, që qëndrojnë në një njësi vendore për më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit,

janë të detyruar të deklarojnë pranë zyrës së gjendjes civile vendqëndrimin e tyre. Shtetasit nuk mund të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.