Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”
Ligji nr. 9592, datë 27 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9592
- Data e miratimit
- 27 korrik 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 9 gusht 2006
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2006-08-09
LIGJ
Nr.9592, datë 27.7.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003 “PËR TRASHËGIMINË KULTURORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas pikës 2 të nenit 5 shtohen pikat 3 e 4 me këtë përmbajtje:
“3. Pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ngrihet Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore, i cili kryesohet nga ministri dhe përbëhet nga:
Drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore;
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike Kulturore;
Drejtori i Institutit të Kulturës Popullore;
Sekretari i Komitetit Kombëtar të UNESKO-s pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe
Përgjegjësi i Sektorit të Trashëgimisë Shpirtërore në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Komiteti mbikëqyr veprimtarinë e institucioneve të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, si dhe harton e miraton strategjitë dhe programet e zhvillimit në këtë fushë.
Organizimi dhe mënyra e funksionimit të këtij Komiteti përcaktohen me urdhër të ministrit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.